Home Sport Gjekmarkaj, apel për të përkrahur boksierin shqiptar në SHBA: Me krahë të...

Gjekmarkaj, apel për të përkrahur boksierin shqiptar në SHBA: Me krahë të lehtë si era e Mirditës!

Deputeti i PD-së Agron Gjekmarkaj ka bërë thirrje për të përkrahur boksierin shqiptar në SHBA, me origjinë nga Mirdita, i cili ndeshet nesër për titullin e peshave të rënda.

Postimi i Gjekmarkajt

Nesër kampioni shqiptar i boksit,mirditori ynë,Kristian Prenga ndeshet në Neë York, Atlantic City, ora 22:00 në SHBA,ora 03:00 në Shqipëri, me  amerikanin Samuel Crossed i cili mban dy tituj ËBA dhe NBA.(ËBA kampion i Amerikes për peshat e rënda, NBA kampion kontinential, Amerikë, Kanada, Meksike e të tjerë).

Kristiani ka bërë krenar shumë herë shqiptarët me fitoret e tij, ndaj mbështetja për të mbetet e rëndësishme.

Shpresojmë që flamuri Kuq e Zi, nesër në Neë York mbi supet e Kristianit t’i prijë Fitores dhe të valvitet pas saj.

I urojmë me zemër, Fitore si një kurorëzim i madh personal për të, sportin tonë dhe gjithë shqiptarët. Forca Kristian, me krahë të shpejtë si era në malet e Mirdites e të fortë si kurajo e burrave të saj.

Previous articleU raportua për atentat/ Policia jep detaje: Çfarë ndodhi në aksin Tiranë-Lezhë
Next articleDurrës/ Vijojnë kontrollet për kapjen e personave në kërkim dhe goditjen e armëmbajtjes pa leje.