Einxhel Shkira dhe DJ Dagz pas përfundimit të spektaklit duket se nuk kanë humbur më kohë larg njëri-tjetrit . Einxhel është kujdesur të informoj fansat e saj tani që e vazhdon jetën pa pranin e kamerave. Moderatorja ka postuar video dhe foto në Instastory ku duket se nuk është zgjuar vetëm por krah partnerit të saj Dj Dagz.
Teksa ka postuar një foto ku Dj Dagz i mban dorën krahas fotos Einxhel ka shkruar “Është një zakon dhe më pëlqen”
Por moderatorja nuk i ka lën ndjeksit me kaq duke postuar sërisht foto nga shtrati me Dagz ku dhe nuk ka harruar të përshëndes fansat e saj. Përshëndetje botë, gjejeni kush është kthyer-shkruan moderatorja.
Einxhel dhe Dj Dagz janë një nga çiftet më të përfolura të Big Brother, por edhe një prej atyre që u shoqëruan me mosbesim në fillimet e tyre. U desh përpjekja dhe këmbëngulja e DJ nga Kosova, që Einxhel të mund të zbutej, dhe të pranonte më në fund që ti hapte derën dashurisë.