Home Aktualitet Gjakmarrja/ Zbardhet emri i porositësit dhe financuesit të vrasjes së Ardian Nikulajt!...

Gjakmarrja/ Zbardhet emri i porositësit dhe financuesit të vrasjes së Ardian Nikulajt! Kush janë emrat e bashkëpunëtorëve

Zbardhen emrat e të arrestuarve. Edmond Haxhia është porositësi dhe financuesi i vrasjes së Ardian Nikulajt. Ai është djali i dajës i Elton Lekstakaj me të cilin ka qenë konflikti prej vitesh.

Vrasja ka ndodhur për gjakmarrje. Ai ishte kthyer në Shqipëri para disa muajsh.

Haxhia dyshohet se është djali i dajës së Elton Lekstakajt i cili kishte pasur konflikt me viktimën që prej vitit 1997.

Dyshohet se Haxhia ka paguar ekzekutorin portugez dhe katër bashkëpunëtorët e tij nga Britania e Madhe, mes të cilëve edhe një grua, konkretisht: Ruben Saraiva, Harry Simson, Thomas mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman.

Kryepolici Muhamet Rrumbullaku tha në konferencën me gazetarët se vrasja është kryer për motive gjakmarrje ndërkohë që autorët dyshohet se janë larguar jashtë vendit pas krimit.

Edmond Haxhia

Ruben Saraiva

Harry Simson

Thomas Mithan

Steven Hunt

Harriet Bridgeman

Previous articleÇfarë ndodhi me ‘kryqin e vërtetë’ pasi u kryqëzua Jezusi?
Next articleAktorët e Hollywood i dhanë jetë ‘filmit’ më të bukur në Uells! S’u interesonte aspak futbolli para pak vitesh