Home LifeStyle “Gëzuan me ne”/ Dalin fotot nga dasma, djali i Shkëlzen Berishës mori...

“Gëzuan me ne”/ Dalin fotot nga dasma, djali i Shkëlzen Berishës mori pjesë në ceremoni

Dasma e Shkëlzen Berishës dhe Armina Mevlanit që u mbajt në 25 shtator duket se ka pasur edhe të ftuar të veçantë në festën e dashurisë. Ishte vetë blogerja Armina, ajo që zbuloi fillimisht se në ceremoni të pranishëm ishin edhe dy fëmijët e tashmë bashkëshortit të saj.

“Sigurisht që Po! Kemi një marrëdhënie shumë të mirë, i kam njohur në moshë shumë të vogël. Tani ata janë rritur dhe gëzuan me ne”.

"Gëzuan me ne”/ Dalin fotot nga dasma, djali i Shkëlzen

Shkëlzen Berisha dhe i biri

Ndërkohë, sot në media po qarkullon një foto e Shkëlzenit me të birin nga dasma, e cila konfirmon se ai ka qenë i pranishëm në dasmën e të atit. Shkëlzen Berisha është babai i dy fëmijëve, Medina dhe Lajdoni, nga martesa e tij e pare me Sadije Berishën.

Previous article“Ndrageta pastroi 180 mln euro në Tiranë”, PD reagon për raportin nga Italia: SPAK nuk heton, por rri e vështron
Next articleZgjedhjet lokale/ Do kenë bashkëpunim? Nuk është bërë pjesë e takimeve me Berishën, Grupi i Alibeajt pritet të bëjë kthesën