Kosova ka aplikuar për t’u bërë anëtare e Këshillit e Europës, ka konfirmuar Sharr Jakupi, shef i kabinetit të ministres për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla.
Në një postim në Twitter, ai ka thënë se “ministrja Gërvalla sapo ka përfunduar takimet në Këshillin e Europës, ku ka dorëzuar personalisht aplikimin.
“Mund të konfirmoj: Qeveria e Republikës së Kosovës ka aplikuar zyrtarisht për anëtarësim të plotë në Këshillin e Europës”-ka shkruar ai.
Më 16 mars të këtij viti, Federata Ruse është përjashtuar nga ky Këshill, për shkak të nisjes së luftës në Ukrainë.