Këtë javë në Amfiteatrin e Durrësit, janë instaluar makineritë e një firmë private, e cila, ka nisur punimet për zbulimin nëntokësore të elementëve te arenës së Amfiteatrit. Drejtori Alban Ramohitaj bën me dije, se per këtë është dhënë leja e ndërhyrjës nga Ministria e Kulturës, për të kryer fazën e parë që ka nisur tashmë, në zbatim të projektit afatgjatë, për zbulimin e plotë të Amfiteatrit, dhe rehabilitimin e zonës. Në këtë fazë të projektit, do të realizohet edhe lëvizja e 15 familjeve që banojnë mbi Amfiteatër. Për këtë project janë angazhaur Bashkia e Durrësit, Ministria e Kulturës dhe Fondi Shqiptaro-amerikan për zhvillim.
“Ministria e Kulturës I ka dhënë leje një kompanie për nisjen e sondazheve gjeologjike, mbasi të bëhet ky sondazh do të dalin disa kampione që arkeologët dhe specialistët do të shikojnë se deri ku arrijnë shtresat të cilat ndodhen poshtë në thellësi” tha Ramohitaj
“Në fletoren zyrtare ka dalë një vendim i Këshillit të Ministrave për shpronësimin e disa objekteve, të cilat ndodhen në sipërfaqen e Arenës së Amfiteatrit. Duhet të jenë rreth 15 tituj pronësie në këtë fazë.” shprehet Ramohitaj.
“Janë bërë disa dëgjesa publike nga Ministria e Kulturës, Bashkia e Durrësit, dhe ATF, janë projekte të Ministrisë së Kulturës të cilët do të jenë në vazhdim, do të kemi nëj Amfiteatër të vizituar dhe shumë më të bukur se çështë sot.”
Ndërkohë drejtuesi Ramohitaj ka folur dhe rreth biletave për vizitat në sitet e qytetit, ku ekziston një projekt që po merret në konsideratë nga Ministria e Kulturës.
“Ministria e Klturës ka ngritur një grup pune për menaxhimin e të gjitha siteve të qytetit tonë, Është ende në faazën e studimit kjo pasi edhe Muzeu Arkeologjik edhe shumë objekte që ne I kemi në administrimin tonë si qendër muzeore, janë pjesë ën jë rikontruksioni, në momentin që do të behën të akseueshme për të pritur viztiorët do të mendohet edhe për një plan menaxhimi, si do të jetë bileta dhe si do te funksionojë.” tha ai|BULEVARD NEWS|