Home Politike “Gërdeci”/ Shtyhet seanca paraprake, ish-ministri Fatmir Mediu nuk u paraqit në gjyq

“Gërdeci”/ Shtyhet seanca paraprake, ish-ministri Fatmir Mediu nuk u paraqit në gjyq

Është shtyrë seanca paraprake ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu.

Mësohet se Mediu nuk është paraqitur në seancën e sotme të mbajtur për çështjen e Gërdecit. Në gjyq ishin prezentë vetëm avokatët e ish-ministrit. Kujtojmë se ish-ministri, Mediu akuzohet për shpërdorim detyre.

Gazetarja Koldiana Lala raporton për BalkanWeb, se seanca e radhës do të mbahet më 23 mars.

“Sot ishte parashikuar të zhvillohej seanca paraprake për ish-ministrin e mbrojtjes, Fatmir Mediu, për shpërthimin në Gërdec. Seanca e radhës do të mbahet më 23 mars, tha Lala.

 

 

 

Previous articleFtesa e Alibeajt për 14 majin, Tabaku: Nuk është e drejtë që kandidatët si Igli Cara të dalin me logo të partive të tjera
Next articleHoroskopi për ditën e sotme, 9 mars 2023