Home Aktualitet Genti Ibrahimi emërohet gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese

Genti Ibrahimi emërohet gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese

NJOFTIMI I PRESIDENCËS:

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Bajram Begaj ka administruar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, Listën Përfundimtare të Renditjes së Kandidatëve të lejuar për kandidim dhe Raportin e Arsyetuar të Renditjes së tyre, për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e plotë, e krijuar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, me mbarimin e mandatit të gjyqtarit Përparim Kalo, shpallur nga Presidenti i Republikës me Dekretin nr. 13413 datë 13.01.2022.

Sipas praktikës dokumentare të dërguar, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, me vendimin nr. 46 datë 28.10.2022 ka vendosur miratimin e Listës Përfundimtare të Renditjes së Kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, në vendin vakant, vakancë e plotë e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 13.01.2022, si më poshtë:

1.     Z. Genti Ibrahimi                            88.38 pikë

2.     Znj. Arta Vorpsi                           88.22 pikë

3.     Znj. Arta Marku                            82.66 pikë

 

Presidenti i Republikës, pasi u njoh dhe vlerësoi praktikën dokumentare të vendimmarrjes së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, si dhe duke vlerësuar nevojën për plotësimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, në mbështetje të neneve 93, 125 pika 1, 127 pika 3, 129, 149/d pika 1, të Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë, neneve 7, 7/a pika 4, 7/b, të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me Dekretin nr. 13877, datë 7.12.2022, ka vendosur që: Genti Ibrahimi të emërohet gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese

Pas mungesave të krijuara nga procesi i vettingut, Gjykata Kushtetuese e nisi punën në dhjetor 2020, pasi u plotësua kuorumi me 7 anëtarë.

Lista e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese

1. Dr. Vitore Tusha, Kryetare

2. Marsida Xhaferllari, anëtare

3. Dr. Fiona Papajorgji, anëtare

4. Dr. Elsa Toska, anëtare

5. Altin Binaj, anëtar

6. Sonila Bejtja, anëtare

7. Dr. Sandër Beci, anëtar

8. Ilir Toska, anëtar

Previous articlePortali i Shkëlzenit nxjerr një tjetër pistë: Berishën e goditi shoku i djalit të Mustafa Nanos
Next articleForbes: Ursula von der Leyen, gruaja më e fuqishme në botë për vitin 2022