Home Aktualitet Gazmir Bizhga: Sot është koha të rrëzojmë rregjimin e korruptuar të Sali...

Gazmir Bizhga: Sot është koha të rrëzojmë rregjimin e korruptuar të Sali Berishës

gazmir bizhgaNdryshe nga “të pakënaqurit” e tjerë Gazmir Bizhga ka zgjedhur një tjetër mënyrë komunikimi me elektoratin duke pozuar një foto në rrjetin social Facebook ku ndodhet mes policëve duke kontestuar masakrën që ndodhi në zgjedhjet lokale të vitit 2011. Bizhga duket se nuk ka vënë në asnjë moment në diskutim qëndrimin e tij në PS, por ka shkuar dhe më tej kur ka deklaruar se duhet të shpenzojnë të gjithë energjitë si socialist për të marrë pushtetin. Edhe pse këtë e ka thënë me fjalë, foto e publikuar flet më shumë se kaq , ku vetë Bizhga po demostron energjitë socialiste për të marrë ose më saktë për të mos lejuar t’i marrin pushtetin. “Si sot para dy vitesh u zhvilluan zgjedhjet lokale, ku PS i fitoi ato bindshëm, përfshirë edhe Bashkinë e Tiranës. Por diferenca e fitores prej 10 votash për Bashkine e Tiranës, bëri që KQZ e administruar politikisht nga Sali Berisha, ta përmbyste këtë rezultat me të ashtuquajturat vota të hedhura në kutinë e gabuar. Në mbrojtjen e së drejtës tonë në protestuam përpara KQZ, ditë se cilës i përket dhe kjo foto, ku jam në përballje krejt i vetem me një grup policësh të forcave speciale në derën e KQZ e ku në sfond duket qartë n/drejtori i Policisë së Shtetit, në oborrin e brendshëm të KQZ-së, gardhin e se cilës të rrethuar me të tjere policë të panumërt e kishim kaluar me një grup te vogël kolegesh. Nga kjo ngjarje unë dhe 10 deputetë të PS përfunduam, si asnjëherë në jetën time të denoncuar në prokurori nga Policia e Shtetit, ndërkohë që duhej që të ndodhte e kundërta. Po kjo ka shumë pak rëndësi”-është shprehur Bizhga ndërsa ka shtuar se është momenti që i gjithë populli opozitar të bashkohet dhe të shporri regjimin e kalbur dhe të korruptuar të Berishës. “Ajo që doja t’ju thoja të dashur miq jo vetëm juve, por gjithkujt, lutem që të kuptojë se sot është koha që i gjithë populli opozitar, i madh e i vogël anëtar apo jo i PS, të mos çoroditet, po të bashkojë forcat dhe energjitë për të përmbysur një rregjim të kalbur e të korruptuar si ky i Sali Berishës. Që fitorja të jetë e plotë, e sigurtë dhe bindëse e që të mos na duhet më të rrugëtojmë përballë KQZ për të mbrojtur fitoren tonë, duhet që më 23 qershor pa hezitim apo mëdyshje të votojmë PS”- ka përfunduar komunikimin e tij në rrjetin social Gazmir Bizhga.

Previous articleCastro mund të akuzohet për vrasje
Next articleDurrës, Në panik demokratët me kandidaturën e Dukës, Xhuvelit, Strazimirit. Zhgënjime edhe tek socialistët