Home Politike Gazmend Oketa tregon se çfarë fshihet pas ftesës së Ramës për Lulzim...

Gazmend Oketa tregon se çfarë fshihet pas ftesës së Ramës për Lulzim Bashën

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Gazmend Oketa, shprehet se kërkesa e kryeministrit Rama është një ftesë për të bërë një fotografi me kryetarin e opozitës.

“Solidariteti ka shkuar dhe te politika, për gati një javë nuk ka pasur sulme, akuza politike, i referohem opozitës se mazhoranca nuk ka se çfarë akuzash ti bëjë opozitës. Do të ishte fundi i botës nëse do të akuzonte opozitën dhe për tërmetin. Është një lëvizje e duhur e opozitës që nuk akuzoi askënd për asgjë.  Ftesa e kryeministrit Rama është absolutisht  e pasinqertë, është një ftesë për të bërë një fotografi me kryetarin e opozitës.

Do të ishte e sinqertë në rast se Rama do të tregohej i sinqertë në raport me bashkëpunëtorët e tij. Edhe në këtë rast, ai ka marrë një iniciativë tejet personale. Edhe një krizë që është mirëfilli që duhet menaxhuar nga specialistët i jepet një ngjyrim shumë i fortë politik. Mjafton rasti i debatit të Ministrit të Brendshëm me drejtuesin urbanistik të bashkisë së Lezhës”, tha Oketa në Ora News.

Previous articleJuventus kundër arbitrit, ja rasti flagrant që shkaktoi polemika të shumta!
Next articleËshtë dëshmuar: Truri ynë ndryshon çdo ditë – a është i mundshëm vetë-shërimi!?