Home Politike Gazetari zbardh episodin e panjohur: Si e ‘rrëmbeu’ Garda Fatos Nanon në...

Gazetari zbardh episodin e panjohur: Si e ‘rrëmbeu’ Garda Fatos Nanon në shtator 98′ kur Kryeministria u sulmua me tanke

Gazetari Ferdinand Dervishi tregoi në emisionin Review në Euronews Albania se si u largua kryeministri Fatos Nano në 98 kur Kryeministria u sulmua me tanke.

Duke e krahasuar me ngjarjen e 21 janarit, kur thuhej se garda po mbronte kryeministrin që ishte në zyrë, Dervishi tregoi se si garda e kishte marrë Nanon zvarrë dhe e kishin futur në makinë për ta larguar nga rrëmuja.

“Në 14 shtator ‘98 u sulmua kryeministria, Nano ishte aty, me tanke antitanke dhe kallash. Nanon e morën badigardët zvarrë, e futën në makinë dhe e larguan nga kryeministria.

E mori dot Berisha pushtetin? Që atë ditë Berishës iu dha një leksion që pushteti nuk merret me dhunë, merret me vota”, tha Dervishi.

Previous articleShifra të çmendura, Arabia Saudite tentoi të blinte Formula 1
Next articleParalajmërimi i fortë nga analisti: Me apo pa Asociacion, veriu i Kosovës është në rrezik