Home Politike Gazetari: Roli i Xhelal Mziut në humbjen e Kamzës

Gazetari: Roli i Xhelal Mziut në humbjen e Kamzës

Gazetari Lavdrim Lita thotë se deklaratat e opozitës për blerje votash tani që zgjedhjet kanë mbaruar janë vetëm një alibi për humbjen.

Lita u shpreh se humbja me një diferencë të madhe prej 10 mijë votash në Kamzë, që është një bastion i djathtë lidhet me kandidatin jo të përshtatshëm nga “Bashkë fitojmë”, por edhe mos përfshirja e Xhelal Mziut në fushatë.

“Sa i përket Kamzës, më vjen keq për Balliun që iu fut një beteje kaq të vështirë. Kandidati nuk i përmbushte të gjitha kritere në Kamzë.

Rakip Suli është dribran, komuniteti më i madh në Kamzë është dibran, kandidati tjetër nuk u përqafua nga komuniteti.

U tjetërsua edhe ndikimi Xhelal Mziut që nuk u përfshi në zgjedhje  dhe diferenca e madhe prej 10 mijë votash është  shumë në një bastion të PD”, tha Lita.

Previous articleMediu: Berisha dhe Meta kanë moskoordinim pas përfundimit të zgjedhjeve. Ja 3 hapat që duhet të ndjekë opozita pas humbjes
Next article“Nuk po vdes, rrini të qetë”, Lukashenko mohon thashethemet për shëndetin e tij