Home Politike Gazetari: Një ish-ministër i Ramës dhe një deputet i Berishës janë shpallur...

Gazetari: Një ish-ministër i Ramës dhe një deputet i Berishës janë shpallur “non-grata”

Lista e “non gratave” për politikanët shqiptarë është shtuar. Të paktën sipas deklaratës së gazetarit Poli Hoxha, i cili ka thënë se dy politikanë të rëndësishëm janë futur në listën e zezë të Britanisë së Madhe.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e “Euronews”, Hoxha tha se bëhet fjalë për një nga ish-ministrat më të rëndësishëm të Ramës, si dhe një deputet të Kuvendit i cili është në krah të Berishës aktualisht.

“Pas ‘non gratës’ që e zbuloi vetë Berisha pati një letër të Ministrisë së Jashtme britanike, e cila thoshte që ne këtë javë morëm një sërë masash për një numër individësh dhe do të vijojmë.

Më dijeninë time ka një ish-ministër nga më të rëndësishmit të zotit Rama, të qeverisë aktuale, ka po ashtu dhe një deputetët që është në krah të zotit Berisha aktualisht. Ka dhe persona të tjerë në dijeninë time, por është shumë e vështirë t’i thuash”, tha Hoxha.

Previous articleCristiano Ronaldo miliarder dhe më i paguari, por futbollistit më të pasur në botë as që i afrohet
Next articlePunon si ‘modele’, Kejvina zbulon shifrën e majme që fiton çdo muaj