Home Politike Gazetari italian: Në Shqipëri, rasti i vetëm në botë që një kryeministër...

Gazetari italian: Në Shqipëri, rasti i vetëm në botë që një kryeministër ka TV-në e tij

Gazetari i “Rai 3”, Valerio Cataldi, flet për median në Shqipëri dhe situatën e vështirë në të cilën ajo ndodhet.

“Duke e parë nga jashtë, situata për median shqiptare duhet thënë se është dukshëm e vështirë.

Edhe duke folur me kolegët, vërej se është një gjendje e vështirë për të pasur një marrëdhënie të shëndetshme me politikën, që madje nuk pranon as pyetjet, në njëfarë mënyrë.

Pra, situata është problematike.

Nuk kam parë në asnjë vend një kryeministër që ka TV-në e vet dhe në mënyrë autonome bën komunikimin e vet politik.

Vërtet një gjë që nuk mendoj se ka precedent tjetër. Është e padëgjuar.

Përtej kësaj, ka shumë kolegë shqiptarë që rrezikojnë jetën çdo ditë, kërcënohen çdo ditë nga kriminaliteti që bëhet edhe më i fortë në Shqipëri, edhe pse ka përpjekje ta fshehin.

Për më tepër që përjetojnë agresionin e vazhdueshëm të politikës”, thotë ai.

“Besoj se nuk ka asnjë shembull tjetër në botë të një kryeministri që e ndërton vetë komunikimin politik”, vijon ai.

SOURCEBulevard News
Previous articleShkullaku: Ligji anti-shpifje, shumë i rëndë! Po bëhet që skandalet e një grupi njerëzish të mos dalin në sipërfaqe
Next articleMerr flakë shtëpia muze e Çerçiz Topullit/ Rrezikohen edhe dy banesa të tjera