Gazetari Arsen Rusta ka reaguar në lidhje me projektiligjin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë “për Amnistinë Fiskale”, që lejon një individ, së bashku me familjarët e tij, të legalizojnë pasurinë me vlerë deri në 2 milionë euro, pa provuar burimet se si e kanë siguruar.
“Kur ligji favorizon shkelësit!!! Është fiks si në xhungël, i forti mbijeton dhe në fermën e derrave disa janë të privilegjuar mes të barabartëve! Vu, OFL-ja Bektashit dhe autokombanjës
Personalisht do doja shumë të mos ishte vetëm kaq. Por një “restart”. Pse jo viti 0. Nga sot e tutje të gjithë të barabartë para ligjit, jo më privilegje. Teksa lexova projekt ligjin për amnistinë thotë si lejohet këtij e atij. Por çuditërisht vetëm njëherë thotë përfaqësuesit me prokurë!!! Ja një shteg sërish për të legalizuar bosët e krimit, korrupsionit e shumë çka që i ndalon neni x por i favorizon prokura.
Si do pengohet mostransferimi 5 vite i kapitalit në cryptovalut kur vetë paraja virtuale është online. E përdor si të duash e ku të duash.
Po pasi fut paratë në bankë dhe një master card i tërheq kudo nëpër botë!!!
Ja pra që amnistia në vetvete s’është dhe aq e keqe, por shiheni e njëherë. Ata që i ndaloni si subjekte me ligj i lejoni me prokurë”, shkruan Rusta.