Home Kosova Gashi: Akuza ndaj Limajt për MTTP-në me qëllim prishjen e imazhit të...

Gashi: Akuza ndaj Limajt për MTTP-në me qëllim prishjen e imazhit të tij

largea_limaj-jpg1358552472Sikur prokuroria të kishte hetuar rastin “Illiricum.A” nuk do të ekzistonte skandali i pasaportave

EULEX-i ka ngritur edhe zyrtarisht tashmë aktakuzë kundër Fatmir Limajt, vëllezërve të tij dhe dy bashkëpunëtorëve për pastrim parash të përfituara nga Limaj me korrupsion në Ministrinë e Transportit, ka deklaruar avokati i Fatmir Limajt, Tomë Gashi. Gashi nuk ka kursyer sërish kritika për EULEX-in, që sipas tij ka për qëllim prishjen e imazhit të Limajt.

Gashi tha se më 7 shkurt do të jetë seanca e parë para konfirmuese e lëndës, që si mbështetje ka mesazhet telefonike, por të cilat sipas tij janë të manipuluara, meqë mesazhet origjinale të postës nuk e verifikojnë asnjë shkronjë të aktakuzës. “Ato mesazhe nuk e di se ku dhe si i ka siguruar prokurori”, tha Gashi.
“Kemi marr një aktakuzë të reviduar nga prokurori i EULEX-i. Shihet se prokurorët janë larg ligjit dhe në rastin e Famtir Limaj shihen se janë larg dispozitave ligjore. Kjo aktakuzë është fyerje për drejtësinë. Burimi i aktakuzës është shkëmbimi i disa mesazheve. Prokuroria është dashur të merret se nga kanë ardhur mesazhet”, tha Gashi.
Ai ka vlerësuar kjo është më shumë luftë politike kundër Limajt, se sa që ka prova juridike. “Aktakuzën që e kanë shndërruar se Fatmir Limaj dhe familja e tij kanë kërkuar shuma në të tenderë në vlerën e 20%”. Ai tha se nëse vërtetohen akuzat klientët e tij mund të dënohen deri më 20 vjet burg dhe gjobë prej 500 mijë eurove, por që ai tha se beson thellësisht në pafajësinë e tyre.
“Prokurori ka zgjedh veprat më të rënda, nga krimi i organizuar deri të marrja e mitos, të cilat nuk do të mund t’i vërtetoje dhe synimi i tij është dëmtimi i imazhit të Limajt. Teorikisht mund të dënohet 20 vjet dhe 500 mijë euro”, tha Gashi në emisionin “Interaktiv”.
Ai përsëriti edhe njëherë se objekt hetimi është edhe shuma prej 500 mijë eurove, për avokatin e Limajt Karim Kan, shumë kjo që u sigurua me shitjen e pronës-tokë nga Demir Limaj, vëllai i Fatmirit familjes Desku, e cila ka blerë pronën e tij. Gashi tha se për prokurorin e EULEX-it, shitja e tokës për vëllain është e pakuptimtë, edhe pse familja Desku ka kontratën, marrëveshjen, pronën dhe transferin e parave. Gashi tha se prokurori motivohet duke thënë se rasti është pastrim parash dhe jo ndihmë vëllazërore.
Gashi tha se po ashtu edhe aktakuza për vëllain tjetër të Limajt, Florim Limajn është edhe më e pakuptimtë pasi që ai ka bërë pagesa për gruan e të vëllait të tij Fatmirit për mjekimin e saj, e cila vuante nga një sëmundje e rëndë dhe ka ndërruar jetë. Gashi tha se një pjesë e EULEX-it po të kishte mundësi do t’ia kishin ndaluar hyrjen në seancë dhe këtë do ta kishin bërë edhe për avokatin Karim Kan, i cili është i angazhuar në zyrën e tij tashmë dy vjet dhe është mbrojtës në rastin Limaj.

Bile për të penguar mbrojtjen e Limajt nga Kan, EULEX-i e ka dorëzuar në Odën e Avokatëve të Kosovës një letër me të cilën kërkon që Karim Kan të mos jetë avokat i rastit. Gashi tha se ai do të jetë avokat.

I pyetur për skandalin e pasaportave, Gashi tha se më nuk punon në rastin e Natali Velijajt, por tha se prokurorja e rastit Hajdari, ka qenë e mllefosur dhe e frustruar që ky rast të mos zbulohet
Ai tha se me 26 dhjetor në seancën e fundit dhe sipas kërkesës së Gjykatës “që të mos flas unë nuk kam folur”. Ai tha se informatat nuk kanë rrjedhur prej avokatëve, as prej prokurorisë. Gashi tha se prokurorja Hajdari po i mbron disa persona zyrtarë të MPB-së, të cilët ajo i din më mirë se kush janë. Prokurorja i din të gjithë emrat, dhe se do të duhej të vepronte edhe prokurori i EULEX-it sipas ligjit përkatës.
Ai tha se në këtë rast shteti është i rrezikuar, dhe për këtë ajo do të duhej të vepronte
Gashi tha se deri më tani është lejuar që persona të caktuar të dyshuara nuk merren as në pyetje. “Velijaj është e bindur ajo nuk është fajtore për zbatimin e një vendimi të vullnetshëm”, tha Gashi.
Ai tha se ka pasur kërkesa nga BE e Këshilli i Evropës nga Ministri i Punëve të Brendshme dhe nga vetë kryeministri në mënyrë të drejtpërdrejt apo indirekte që rasti të përmbyllet sa më shpejt.

Duke krahasuar rastet ai tha se nëse në rastin Limaj është nisur me prishjen e kredibilitetit edhe pse provat nuk kanë qenë të mjaftueshme, ndërsa në rastin e pasaportave, ku provat janë të hapura, provon që në rastin Limaj ka pasur qëllim prishjen e imazhit të tij, por në rastin Velijaj jo, sepse ajo është një shtetase e huaj.
Duke folur për rastin “Illirucum.A”, Gashi tha se pronarit të firmës i është kërkuar që të bëjë të ditura provat për prokurorinë, pasi Rexhep Krasniqi kishte incizime, por tani provat nuk janë as tek prokurori komunal dhe as tek prokurorja Drita Hajdari.
Gashi tha se ato nuk kanë qenë përgjime, por incizime, të cilat janë bërë. Ai tha se sikur të ishin zhvilluar këto hetime me kohë nuk do të ekzistonte rasti Velijaj, pasi do të ishte parandaluar korrupsioni.

 

Previous articleOKB: Këshilli i Sigurimit e dënon zënien e pengjeve
Next articleGruevski: Crvenkovski e di që do të humbasë, prandaj refuzon zgjedhjet