Home Sport Gareth Southgate kërkon të bëjë çmendurinë ndaj Suedisë

Gareth Southgate kërkon të bëjë çmendurinë ndaj Suedisë

“Tre Luanët” do të kërkojnë të shkojnë në gjysmëfinalen e madhe nëse do të mundin Suedinë në takimin që do të zhvillohet ditën e nesërme. Në prag të kësaj përballje në konferencën për mediat trajneri i përfaqësueses angleze Gareth Southgate, teksa thotë se duam të shkruajmë histori në Rusi:

“Erdhëm në këtë turne si skuadra me më pak përvojë. Një nga ekipet më të reja, por kemi thënë gjithmonë se jemi një ekip i mirë dhe tani duam të shkruajmë historinë”.

“Për momentin jemi kualifikuar për herë të parë në dhjetë vitet e fundit në një ndeshje me eliminim direkt dhe kemi fituar për herë të parë me penallti në historinë e botërorëve, gjithashtu kemi mesatare më të lartë gol për ndeshjes”, tha së pari Southgate.

Ndërkohë në fund trajneri i Anglisë tha“Që nga viti 1990 nuk kemi qenë në një gjysmëfinale të Botërorit. Jemi shumë ambiciozë dhe duam të shkojmë sa më larg në Rusi, edhe pse në mendjen tonë për momentin nuk ka asgjë tjetër veç fitores kundër Suedisë.”