Home Politike Gara për president/ Kandidati i propozuar nga opozita: I vlefshëm dhe dinjitoz,...

Gara për president/ Kandidati i propozuar nga opozita: I vlefshëm dhe dinjitoz, por unë e kam deklaruar se do të përqendrohem tek…

Kandidati i propozuar nga opozita për President të Republikës, Halim Kosova, ka zhvilluar një intervistë në ‘News24’ .

Ai ka treguar se është njohur me këtë propozim nëpërmjet medias, ndërsa theksoi se e vlerëson shumë por prioritet mbetet profesionin i tij dhe projekti për njerëzit në nevojë.

“Është një propozim dinjitoz dhe i rëndësishëm, me thënë të drejtën jam njohur nga mediat. Puna ime, eksperienca ime dhe fakti që kam hapur një fonacion për njerëzit në nevojë me duket më e vlefshme. Unë falënderoj çdo njeri që e ka propozuar , por e kam deklaruar që dua të përqendrohem në profesionin tim dhe kryesisht në ndihmën e familjeve në nevojë. Ky do të jetë prioriteti im”, ka thënë më tej Kosova.

I pyetur rreth emrave të propozuar, Kosova tha se nuk është ndalur të bëjë ndonjë analizë të veçantë, por shtoi se është me rëndësi që vendi të ketë një figurë të pastër dhe dinjitoze.

 

“Nuk jam ndalur për të bërë një analizë në veçanti, është një pozicion i rëndësishëm dhe jam dakord që të mos kthehet në një proces qesharak, por të jetë serioz që ky post të jetë serioz.”, tha ai.

 

Si e mendoni duhet të jetë jashtë politikës?

Halim Kosova: Mjafton të jetë njeri me dinjitet dhe figurë e pastër. Shqipëria ke nevojë për figura të pastra.

Pse jo një presidente zonjë?

Halim Kosova: Absolutisht dakord. Në jetë unë kam qejf të bëj atë që di të bëj më mirë. Unë kënaqësinë time e ndjej duke dhënë një kontribut me kaq mundësi sa kam. Unë do të vazhdoj punën e fondacionit njëherë./BW