Home Politike Gara në PS e Durrësit shkon drejt barsaletës. Ish komunalisti është rizgjedhur

Gara në PS e Durrësit shkon drejt barsaletës. Ish komunalisti është rizgjedhur

PS e Durrësit është duke u keqpërdorur si shembull për konkurencë të “ndershme”. Vetëm tre ditë më parë, u legalizuan dy kandidaturat për kreun e kësaj partie.

Ajo që ra në sy është rikonformimi në garë i Luan Zazës, sponsorit të varrhmisit që konvertohen në euro si biznesi i turpshëm i një rilindje. Përballë tij është vendosur një kandidat që ja kanë mbushur mendjen se bën ndryshimin, se është zgjidhja për të gjithë mëkatet e PS.

Luan Zaza, ish komunalist siç e thërrasin në Durrës, i mbrojtur nga beniamini i Ramës, eunuku politik, Roland Xhelili, e ka të sigurt zgjedhjen përsëri. E gjitha kjo nga një marrëveshje e turpshme që Zaza dhe Xhelili, apo xhelilzazët e Durrësit të punësojnë fëmijët e tyre, të zgjidhin hallet e tyre, të shijojnë fundjavat në kioska Kavaje me gjela deti, ku sponsor është ai që shet varre (me euro) dhe kaq për të qenë të qetë ata që e kanë bërë PS si shtëpi publike në Durrës.

Pasi kanë siguruar shumicë absolute të delegatëve për të votuar komunalistin që e propagandojnë si normalistin, Kërtusha, është viktima e modelit që përdorte dhe PD në Durrës. Ajo që nuk dihet është se kush është “olldashi” PS në Durrës. Kjo do jetë gara më e turpshme e një partie që po degradon në pushtet, për të imituar PD në opozitë sot, kur të jetë vetë e tillë.

Në PS e Durrësit nuk ka garë, ka sheik dhe mafioz që për të veshur politikisht një hajdut nafte, tollonash apo varresh, i kanë vënë përballë për ta diskredituar një zë kundër nepotizmit që po shkatërron PS. Mjafton një pyetje se kush e punësoi në port djalin e Luan Zazës dhe Roland Xhelilin, për të kuptuar fallsitetin e Rames, qeverisë së tij dhe kuçkave politike që marrin në dorë fatet e fëmijëve të durrsakëve! |Bulevard News|

SOURCEBulevard News
Previous articleMalishevë: Një person humb jetën pas përfshirjes në një përleshje
Next articleKëto sëmundje shfaqen ndryshe tek meshkujt dhe femrat