Home Aktualitet “Gangsterët i kanë dalë nga duart”/ Shpërthen Agron Duka dhe zbulon vendimin...

“Gangsterët i kanë dalë nga duart”/ Shpërthen Agron Duka dhe zbulon vendimin që ka marrë Armandi

 

Një shpërthim me lëndë plasëse është shënuar mbrëmë në qendër të Durrësit në afërsi të banesës së Presidentit të FSHF-së, Armand Duka.

Vëllai i tij, deputeti Agron Duka, njëkohësisht u shpreh sot në një emision televiziv se kjo është tendencioze dhe qëllimshme, për ta ndaluar rrugëtimin e Armandos në rrugëtimin e tij për të rikandiduar në FSHF.

“Sado që mundohesh të shkëpusësh këtë ngjarja, kjo ka të bëjë më kërcënimet e Veliaj, më të gjitha mënyrat, janë shfrytëzuar njerëzit që kanë lidhje me krimin, për të shmangur kandidimin e tij. Unë kam prirje të besoj që s’i ka dhënë urdhër Veliaj apo njerëzit e tij, por gangsterët të dalin nga duart. E vetmja mënyrë është ta frikësojnë, sepse kanë vazhda ishte që në kontrollin e bizneseve tona familjare, me 15 veta erdhën dhe i kontrolluan, ishte e qëllimshme, sado të mundohesh që më dashamirësi ta ndaj këtë ngjarje si të veçuar, nuk mund të mos e ndash.

Ne nuk jemi njerëz konflikti, ne kemi mbi 20 vjet në jetën publike, ajo zonë e Shijakut na njeh, është budallallëk me brirë ta mendosh se ka diçka tjetër, ka të bëj me zgjedhjet në FSHF, Armando do të vazhdojë, mënyra e kërcënimit të tërheqjes nga gara, ishte vulgare dhe e trashë”, u shpreh Agron Duka.