Home Sport Galtier në “fije të perit”, Tuchel e Mou në listë pritje. Çfarë...

Galtier në “fije të perit”, Tuchel e Mou në listë pritje. Çfarë do të ndodhë me Neymar e Messi?

Në Paris janë shumë të pakënaqur me punën e bërë nga Galtier dhe stafi i tij. Jo vetëm rezultatet në fushë, që flasin qartë, por dhe mënyra se si e ka menaxhuar ekipin këtë periudhë. E ardhmja e teknikut francez është e lidhur ngushtë me ecurinë e tyre në Champions, mund të shkarkohet edhe pas sfidës kundër Bayern, kjo ka bërë që drejtuesit e klubit të mendojnë që tani për pasuesin e tij të mundshëm.

Tuchel

Sipas mediave angleze, emri i Thomas Tuchel po lakohet fuqishëm këto ditë në Paris, drejtuesit kanë pranuar gabimin e bërë duke e shkarkuar pak kohë më parë. Një rikthim i mundshëm i Tuchel është më i mundur tashmë që drejtor sportiv është Campos dhe jo Leonardo. Në çdo rast, një opsion është edhe Jose Mourinho, por portugezi mund të ulej në stolin e PSG vetëm në përfundim të sezonit, për momentin nuk mund të largohet nga Roma.

Messi Neymar

Një temë më vetë është edhe e ardhmja e dy yjeve të ekipit, Neymar dhe Messi. Sipas L’Equipe, braziliani nuk pritet të largohet pavarësisht se drejtuesit e klubit do të bëjnë gjithçka për t’i gjetur një skuadër të re. Paga e tij dhe sjellja brenda dhe jashtë fushe po kthehen në një shqetësim të madh. Diskutimi është shumë ndryshe kur bëhet fjalë për Messi. “Pleshti” preferon të përfundojë kontratën që i skadon në fund të këtij sezoni dhe më pas të largohet si lojtari i lirë ndërsa drejtuesit e klubit janë të gatshëm t’i plotësojnë çdo dëshirë për të zgjatur bashkëpunimin ndërmjet tyre.

Previous articleTri ditë para përvjetorit të parë të luftës në Ukrainë, presidenti Putin mban fjalim para kombit
Next articlePuthje e përqafime/ Takimi romantik i Kristit me Keisin: Më pëlqen aroma e trupit tënd