Home Opinion Gabim që nuk duhet bërë

Gabim që nuk duhet bërë

 

Nga Stiljan Dedja

Patjetër, që gruaja është personi më i rëndësishëm në familje. Me gruan time në çdo moment jam përpjekur të kem mardhënie të sinqerta bashkshortore, ta respektoj atë në vendimet që merr dhe ta ndihmoj atë në pazare si dhe në punët e shtëpisë.Unë me thënë të drejtën ashtu si edhe shumë meshku të tjerë në përgjithësi, jemi të pakujdesshëm dhe të pa vëmëndëshëm në lidhje me datat dhe ditlindjet e njerëzve tanë dhe të afërmeve tanë, madje dhe organizimin e këtyre përvjetorëve në ditëlindje ua lëmë grave tona.Atë ditë pata përvjetor në ditëlindje të gruas sime, të cilën e kishim diskutuar edhe më përpara  me të dhe bile në fshehtësi kisha menduar, se çfarë do ti dhuroja  asaj atë ditë.Për dreq kur erdhi ajo ditë ,unë e humba  toruan dhe ç’mu fiksua që ditëlindja e gruas nuk ishte atë ditë, por ishte të nesërmen e asaj dite.U ngritëm atë ditë, e cila ishte dita e ditlindjes së gruas time.Të them të drejtën koha po kalonte dhe unë nuk po uroja gruan, gjë të cilën ajo po e priste, gjithmonë duke menduar se ditlindjen ajo e kishte të nesërmen e asaj dite. Po rendja mbas muhabeteve dhe mbesës së vogël Maria, e cila po jeton me ne.Në një moment bie celulari i gruas dhe një shoqja e saj po e uronte atë për festën.Të them të drejtën u preva fare, ndjeva buzëqeshjen që më kishte ikur.Mblodha veten dhe shkova të përqafoj dhe të uroj gruan. Ajo me të drejtë u mërzit shumë me mua. Më vonë erdhën dhe dy shoqe të saj dhe i sollën gruas tufa me lule.Atë ditë si për dreq në vend që të festonim, ne nuk folëm fare.U mundova por ishte e kotë, asaj i kishte ngalur hatri me sjelljen time. Kam vrarë mendjen qysh atë ditë se:çështë kjo pakujdesi?!Kjo gjë tani më vret dhe më lëndon. Nuk e kam bërë asnjëherë në jetën time këtë gabim.Nga se erdhi kjo ?! Unë e dua gruan time dhe gjithmonë jamë munduar dhe përpjekur ta respektoj dhe të mos e lëndoj atë. Mu duk sikur kisha fyer jo vetëm atë, por edhe veten time.Kam një ndjenjë që nuk e di se çfarë është, por di që vetëm nuk e kam provuar ndonjëherë.Ajo kishte pritur me të drejtë që unë burri i saj të isha i pari, që do të shkoja  ta përqafoja dhe uroja. O zot ! Ndihem fajtor për mos vëmëndjen  time.Kurrë nuk do t’ia fal vetes time, ktë pakujdesi që vret. Kjo është si një ferrë në këmbët tona. Nuk e di se kur do ta laj këtë pakujdesi? E kam me veten time. Ndoshta do ta laj këtë gabim vitin tjetër, kur ajo të ketë ditëlindjen. Po është shumë larg, mbas një viti. Do zoti jemi gjallë deri at’here. Atë ditë e di, që nuk do t’më zërë gjumi dhe sapo të kaloj ora 12 e natës do ti hidhem gruas sime, do ta përqafoj fort  atë. Do të jem unë i pari që do ti uroj asaj festën. Nuk do të lejoj ta uroj atë asnjë tjetër përpara meje qofshin dhe vajzat. Të tjerat në lidhje me dhuratën dhe drekën rregullohen. O zot ! Deri at’here është larg. Nuk di si do duroj!!