Home Maqedonia Fyle u propozon takim trelateral Poposkit dhe Avramopulosit

Fyle u propozon takim trelateral Poposkit dhe Avramopulosit

large_fyle1358340625Eurokomisionari për zgjerim Shtefan Fyle ka dërguar letër deri te shefat e diplomacive të Maqedonisë dhe të Greqisë, Nikolla Poposki dhe Dhimitris Avramopulos, në të cilën ka propozuar kornizë të re me të cilën Komisioni Evropian do të ketë shqyrtim të drejtpërdrejtë në procesin e negociatave për emrin.

Fyle, siç transmeton Dojçe Vele, propozon takim trelateral, në të cilin do të marrin pjesë Fyle, Avramopulos dhe ministri i Maqedonisë i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki.

Eurokomisionari ka kërkuar nga të dy palët të emërojnë përfaqësues të tyre, ndërsa si përfaqësues personal e ka emëruar drejtorin e drejtorisë së përgjithshme për zgjerimin e Komisionit Evropian, Stefano Sanino.

Qëllimi i kornizës së re është të plotësohen konstatime për Maqedoninë në Këshillin e BE-së në dhjetor.

Previous articleRrëzohet një helikopter në Londër
Next articleBeckham dhe Kaka pranë rikthimit te Milan