Home Slideri Fyle kundër referendumit për tre ligjet: S’e kuptoj këtë kërkesë, në kërkuam...

Fyle kundër referendumit për tre ligjet: S’e kuptoj këtë kërkesë, në kërkuam consensus

large_fyle1358340625Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle, me anë të një deklarate për shtyp thekson se nuk arrin ta kuptojë se përse mazhoranca kërkon referendum për të miratuar tre ligjet e kërkuara nga BE, kur kjo e fundit ka kërkuar që në fakt ligjet të miratohet me konsensusin mes opozitës dhe qeverisë. “Unë kam mësuar për vendimin e shumicës qeverisëse për të mbajtur një referendum për miratimin e tre projektligjeve dhe rregullores së procedurave parlamentare, të kërkuara për dhënien e statusit kandidat Shqipërisë. Vazhdimisht e kam theksuar se ligjet, dhe në veçanti rregullorja e parlamentit, duhet të miratohen me konsensus mes opozitës dhe qeverisë dhe për këtë arsye e kam të vështirë të kuptoj këtë vendim që shkon kundër frymës së gjithëpërfshirjes. Zgjedhja e një referendumi në këtë rast nuk është mënyra se si ndërtohet konsensusi ndërpartiak. Kjo nuk mund të jetë një rrugë për të anashkaluar mungesën e dialogut dhe bashkëpunimit konstruktiv mes qeverisë dhe opozitës për agjendën e BE. kjo nuk është mënyra për të përmbushur kërkesat e nevojshme. Unë kam nënvizuar në raste të ndryshme se procesi i reformave të kërkuara nga BE duhet të jetë i qëndrueshëm, i vetëmotivuar dhe i prirur nga konsensusi. Vetëm një dialog konstruktiv politik mund të çojë përpara reformat e nevojshme. Unë inkurajoj fuqimisht të gjithë politikanët shqiptarë për të gjetur një marrëveshje për mënyrën se si duhet të vazhdohet me kompletimin e reformave kyçe, që janë thelbësore për marrjen e statusit kandidat,” thuhet në deklaratën e Fyles. Mazhoranca nga ana e saj, ka depozituar firmat për referendumin, për të cilin pritet që të vendosë Gjykata Kushtetuese. Opozita thotë se lëvizja është vetëm një farsë. Kryeministri e ka kalë të betejës miratimin e tre ligjeve, duke pretenduar se është opozita ajo që po mban peng integrimin e vendit në Bashkimin Europian.

Previous articleMinistri Halimi takon krerë të qarkut për çështjen Hamallaj. Alizoti dhe Teliti fshehin të vërtetën
Next articleRama prezanton ish kreun e KQZ-së Ilirian Celibashin deputet në qarkun e Fierit