Home Sport “Futbolli luhet për tifozët”/ Teuta vs Dinamo në stadiumin “Arena Egnatia” të...

“Futbolli luhet për tifozët”/ Teuta vs Dinamo në stadiumin “Arena Egnatia” të Rrogozhinës

 

 

Në orën 13:45 në stadiumin “Arena Egnatia” të Rrogozhinës do të luhet ndeshja Teuta-Dinamo. Kjo sfidë pritet të jetë e luftuar nga të dyja krahët ku të dyja skuadrat ndodhen në të njëjtën kuotë pikësh, 4 pikë dhe do të duan triumfin e dytë në këtë edicion të kampionatit.

Sfida tjetër është ajo mes Kastriotit dhe Tiranës, e cila do të zhvillohet në orën 13:45 në stadiumin e qytetit të Kamzës. Pas barazimit me Egnatian, skuadra bardheblu nga kryeqyteti do të kërkojë fitoren e dytë në këtë kampionat.

Ndërsa Kastrioti i cili ka humbur dy ndeshjet e para të këtij kampionati ndaj Dinamos dhe Kukësit do të synojë pikët e para ndaj një kundërshtari jo të lehtë si Tirana.