Home Politike Fushata për zgjedhjet në PD, Berisha sot në Fier: Pres demokratët të...

Fushata për zgjedhjet në PD, Berisha sot në Fier: Pres demokratët të marrin pjesë

Turi i liderit historik demokrat, Sali Berisha, pritet të vazhdojë sot në Fier. Berisha ka shpallur kandidaturën për kreun e PD, të cilat do të zhvillohen në 22 maj.

“Turi i ri! Sot në ora 18:00, takim me demokratët në Kinoteatrin e Fierit! Ftohen qytetarët të marrin pjesë,” shkruan Berisha.

Brenda pak muajsh, Berisha ka zhvilluar disa ture në vend, duke nisur me Foltoren, duke vijuar me fushatën për zgjedhjet vendore dhe tani së fundmi me zgjedhjet për kreun e PD. Ditën e djeshme ai u prit nga demokratët në Elbasan.