Home Letersi Fundi i një dashurie

Fundi i një dashurie

Nga Vladimir Shyti

(Poem)

    Fundi i një dashurie

Atë mbrëmje me shoqëri,

Ali aga shumë pi e këndon,

E hareshme kjo gosti,

Që zgjati deri natën vonë.

Në dritë të hënës i pirë,zullumqarë,

Me instikt e gjen shtëpinë,

Në derë e pret gruaja me të sharë,

Godet rëndë zonjën,merë arratinë.

Dhe qielli hesht,dheu i ngrirë,

Në mezhda e hendeqe e nga pas qent,

Dhe përfundon nën shkure e ferrë,

Duke rënkuar e zuri gjumi thellë.

Dielli ra mbi kreshtë,duke zgjuar Agan,

I zbathur rendë drejtë shtëpisë,

Me gjuhën vrerë pa jatagan,

Me sy kërkon gruan pas avllisë.

-Hanko! thirri,-Tu bëfsha kurban,

-Vrasës,gruan e mbuloj dheu zi.

-Kush je ti dil në shesh në ta mban,

-Kërkoje zonjën në varreza,mjerë Ti.

Ku ka gaz e pije me tepri ka dhe helm,

Kjo botë ndërron,dhe s’është çudi,

Miq e shokë armiqë të bëhen,

Dhe zullumi të rrëmben çdo dashuri.

Ali aga fërkon sytë,s,kujton asgjë,

Mallkon veten,shkul flokët në dëshpërim,

Skllav i memories,rron pa fjalë,

Skllav i pijes si në helm e gëzim.

-Mbi qiell e dhe mos pafsha dritë,

Mos paça prehje kurrë në këtë tokë,

Ngryssha jetën në errësirë,

Mu mbylltë dera,jeta m’u shkretoftë.

U mposht i madhi,krenari Ali,

Mbi varrë thërret zoqtë me të të qajnë,

Me thonjë gërreu dheun pas zonjës u shtri,

Pa jetë dhe pa shëndet i dashuri burrë.