Home Politike Frrok Çupi paralajmëron arrestime të bujshme, ja çfarë thotë për Bashën dhe...

Frrok Çupi paralajmëron arrestime të bujshme, ja çfarë thotë për Bashën dhe Kryemadhin: Frika e SHBA-së është se në Shqipëri…

Analisti i njohur Frrok Çupi paralajmëron arrestime të bujshme nga ndërkombëtarët në Shqipëri. Sipas tij, situata në vend po ndiqet me shumë vëmendje nga SHBA. Ai shprehet se SHBA ka thëne se do të ndëshkohen të gjithë ata që kanë kryer krime dhe destabilizimin e Shqipërisë sipas tij e kërkon PD-LSi.

“Prej vitit 2017 e deri më sot Shqipëria ka përjetuar terrorizëm politik, prej opozitës, para parlamentit, në parlament, rreth tij, por me ndërhyrjen e ndërkombëtareve të cilët i paralajmëruan se ju do të konsideroheni reparte dhune dhe terrori, pas kësaj u ndërprenë. Sot frika e perëndimit se në Shqipëri do të plasë dhuna prej këtyre njerëzve është prezente. E dyta, mos harrojmë dhe momentin e vështirë që po kalon Kosova. Mos kujtojnë se SHBA nuk po e shikon këtë gjendje në mënyrën më te kujdesshme dhe më vigjilente. Sot për herë të parë SHBA detyrohet të thotë se në Ballkan do të ndëshkohen të gjithë ata që kanë kryer krime. Mendoni se çfarë goditje do të ishte për perëndimin ky destabilizim që kërkohet këtu. Nëse Shqipëria shpërthen në dhunë do të thotë se nuk është populli pas por politika pasi populli pret të votojë. Pas kësaj fshihet LSI dhe PD”, shprehet Frrok Çupi për Open.