Home Sport Frosinone blen talentin shqiptar nga Shamrock Rovers

Frosinone blen talentin shqiptar nga Shamrock Rovers

Një mesfushor shqiptar i bashkohet Frosinonës në Serinë A. Klubi italian ka zyrtarizuar blerjen e Justin Ferizajt nga Shamrock Rovers. Futbollisti i ditëlindjes 2005, pra vetëm 18 vjeç, bën një hap të madh në karrierë, duke kaluar në elitën e futbollit italian.

Ferizaj është rritur në akademinë e klubit më të suksesshëm irlandez, duke iu bashkuar ekipit të parë sezonin e kaluar.

Ai ka qenë rregullisht pjesë e ekipeve kombëtare të Irlandës, nga U-15 në U-19, pasi prindërit e tij janë pajisur herë me pasaportë irlandeze.

18-vjeçari, gjithsesi, nëse do të ketë dëshirë dhe interes, mund të kontribuojë për Shqipërinë në të ardhmen.

Previous articleKulluri: Opozita, të mos përqafojë Mitsotakis përmes duarve të Belerit. Greqia s’mund të përdorë veton kundër Shqipërisë
Next articleKryeminsitri britanik bën hapa pas, pranon se frenimi i emigrantëve ilegalë kërkon kohë: S’bëhet brenda natës