Home Aktualitet Frederik Tufa: PD të ndërhyjë për të ndaluar masakrën e Sigurimeve Shoqërore...

Frederik Tufa: PD të ndërhyjë për të ndaluar masakrën e Sigurimeve Shoqërore në Durrës

tufaFrederik Tufa , ish kreu i drejtorisë rajonale të Sigurimeve Shoqërore në Durrës pas shtatë muajësh nga shkarkimi dhe pasi ka fituar gjyqin me ata që e kanë shkarkuar, pranon se PD-ja ka humbur me qindra vota thjeshtë për korrupsionin që ka lindur nga koalicioni i lidhur mes PD dhe PDIU. Tufa shprehet se njerëzit janë bërë jo vetëm të pakënaqur nga mungesa e shërbimeve, por janë bërë edhe viktimë e korrupsionit brenda administratës, ku për të qëndruar në punë duhet t’i shërbesh drejtoreshës ose të paguash tarifat e sekserëve të saj. Shtatë muaj pas shkarkimit nga detyra, Tufa ka deklaruar se ky institucion nuk ka degjeneruar vetëm PD dhe qeverisjen e saj, por shërbimin ndaj qytetarëve të cilët do e ndëshkojnë me votë PD-në në zgjedhjet e 23 qershorit. Të gjitha reformat që u nisën me marrjen e pushtetit në vitin 2005 në këtë degë synuan shërbimin ndaj qytetarëve dhe shmangien e korrupsionit e të abuzimeve që bëheshin nga punonjësit. “Ajo që e themi me bindjen e plotë tani qëndron në faktin se institucioni sigurimeve shoqërore në Durrës është kthyer në vitet e para 2005 që qeverisej nga socialistët dhe kjo për shkak të një palo koalicioni politik i cili ka shpërbërë të gjithë anën profesionale duke larguar nga puna specialistët e mirëfilltë”,-ka bërë të qartë Frederik Tufa. Ish kreu sigurimeve ka deklaruar gjithashtu se emërimet që janë bërë gjatë këtyre muajve të fundit jo vetëm që janë në kundërshtim me ligjin, por edhe i kanë shkaktuar shtetit një dëm shumë të madh ekonomik pasi i bie që për një vend pune të paguhen dy punonjës, njëri që është në marrëdhënie pune dhe tjetri që fiton të drejtën nga gjykata. Sipas Tufës nga 15 punonjës të shkarkuar, të gjithë kanë fituar të drejtën e pagesës nga gjykata. Pra i bie në saj të një llogarie të thjeshtë që 30 punonjës të punojnë e të marrin rrogën e shtetit për 15 vende pune. Ai i qëndron deklaratës së bërë shtatë muaj më parë teksa e ka cilësuar shkarkimin e tij dhe emërimin e z. Tahiri si lojë e ndyrë poltike për të krijuar pakënaqësi ndaj PD dhe aq më shumë që edhe drejtues në Tiranë nga PDIU janë shprehur se do e shkatërrojnë PD në Durrës. Gazeta “Bulevard” boton të plotë intervistët e dhënë shtatë muaj më parë.

Previous articleGruevski me retorik të ashpër ndaj shqiptarëve në Strugë
Next articleMashtrimi i Artan Hoxhës, themeluesit i kujtuan se ka qenë spiun dhe nuk gëzonte mbështetjen e tyre. Thjeshtë testoi humbjen e PD-së