Home Europa Franca me një variant të ri Covid-19 që nuk zbulohet nga testet...

Franca me një variant të ri Covid-19 që nuk zbulohet nga testet – Nuk ka prova të një mutacioni më ngjitës

Një variant i ri Covid-19 po përhapet në rajonin francez të Bretanjës, ku disa pacientë kanë zhvilluar simptoma të dukshme por janë testuan negativisht me virus.

Analiza e hershme nuk sugjeron që patogjeni i mutuar është më ngjitës ose shkakton sëmundje më të rëndë se versionet e tjera, tha ministria e shëndetësisë e Francës. Eksperimentet janë duke u zhvilluar për të përcaktuar përgjigjen e variantit ndaj vaksinimit dhe antitrupave nga infeksioni i mëparshëm Covid, tha ministria.

Një pjesë e pacientëve infeksioni i të cilëve u konfirmua me mostra nga gjaku ose thellë në sistemin e frymëmarrjes kishin testuar negativ në fillim me teste standarde, të quajtura PCR. Autoritetet shëndetësore kanë rritur mbikëqyrjen mes shqetësimeve globale për variante të tjera që mund të pengojnë vaksinat, të përhapen shpejt ose të nxisin simptoma më të këqija.

Mutacioni u konfirmua me sekuencën në tetë pacientë brenda një grupi prej 79 të shtruarish në spitalin në Lannion, në veriperëndim të Bretanjës, sipas deklaratës.

SCAN