Home Aktualitet Fqinjët për të moshuarin që u rrah barbarisht: Mbante një kasafortë të...

Fqinjët për të moshuarin që u rrah barbarisht: Mbante një kasafortë të Enver Hoxhës, po ku kishte lekë brenda ajo

Fqinjët e Çaush Shehajt, 89-vjeçarit i cili ndërroi jetë në spital pasi u dhunua nga dy persona që e grabitën kanë folur për mediat.

Fqinjët e përshkruajnë viktimën si një njeri shumë të mirë, e ndërsa kanë treguar se mbante në shtëpi një kasafortë të para shumë vitve, ndonëse aty nuk kishte lekë.

“Pse vdiq Caushi? Joo? Burri më i mirë në fshat, ka qenë tregtar. E kanë vjedhur më parë dhe më parë”.

“Kanë tentuar ta vjedhur, këta 2 djemtë, kanë ardhur dhe dje dhe e kanë rrahur.

Ata nga zona jonë janë, po kanë ikur në Fier me qira, e kishte kasafortën e Enverit dhe mendonin se kishte lekë, po ku kishte ajo”, tregojnë fqinjët.

Previous article“Perëndimi është lodhur nga Zelensky, po e shtyn në negociata”
Next articleDasma spektakolare në Shtëpinë e Bardhë, dalin detajet: Nga fustani i nusërisë te ceremonia