Home LifeStyle Fotot/ U tha se refuzoi çmimin e parë në “Fest 61”, Elsa...

Fotot/ U tha se refuzoi çmimin e parë në “Fest 61”, Elsa Lila i dorëzon vajzës së saj trofeun

Elsa Lila ia doli të rrëmbente vendin e parë në edicionin e 61-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

Ajo u shpall fituese nga votat e jurisë, ndonëse publiku votoi Albina Kelmendin dhe familjen e saj për ta përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision.

Pikërisht për këtë arsye u përfol lart e poshtë që Elsa e kishte refuzuar trofeun që fitoi. Por, prisni kjo nuk është e vërtetë!

ëngëtarja e njohur shqiptare dhe vajza e saj janë drejtuar në zyrat e RTSH-së për të marrë trofeun. Lajmi është bërë i ditur nga një postim i Radio Televizionit Shqiptar në Instagram.

“Dhe ky trofe sot është në vendin e vet, në duart e Evitës së vogël e cila rrezaton nga lumturia teksa shoqëron të ëmën për të ndarë emocionet e triumfit të Elsës dhe “Evitës”,”-shkruhet ndër të tjera në postimin në fjalë.

 

Previous articleFestat i japin goditjen e radhës Euros, kursi bie poshtë nivelit të 113 lekëve për herë të parë në histori
Next articleKujdes në ushqim, stërvitje intensive dhe përsëri nuk po shihni rezultate?! Mësoni se ku po gaboni!