Home Politike FOTOT/ Trëndafila të kuq në tavolinat e deputetëve, çfarë nuk u pa...

FOTOT/ Trëndafila të kuq në tavolinat e deputetëve, çfarë nuk u pa sot në Kuvend

Në kuadër të javës çame, në Kuvend u mbajt sot një minutë heshtje nga deputetët në fillim të seancës plenare. Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi mori i pari fjalën në nisje të seancës sot dhe kujtoi gjenocidin e kryer në fund të Luftës së Dytë Botërore ndaj popullsisë çame në Greqi.

Ndërkohë në tavolinat e deputetëve ishin vendosur edhe trëndafila të kuq në shenjë respekti për viktimat e gjenocidit.

Sakaq, LSA sjell disa momente më pikante nga salla e Kuvendit. Mes këtyre momenteve pikante është dhe biseda mes ministrave të kabinetit Rama, Spiropali, zv.kryeministri Ahmetaj apo dhe ministrja Ibrahimaj.