Tatuazhet më të hershme në botë janë zbuluar në mumiet egjiptiane 5.000 vjeçare në Muzeun Britanik.

Studiuesit kanë zbuluar tatuazhin e një demi të egër dhe të një deleje në krahun e një mumie mashkulli dhe motive ‘S’ në krahun dhe supin e një mumie femre, dhe datojnë 1 mijë vjet më herët se sa ishte menduar më parë.

Studiuesit thonë se zbulimi transformon kuptimin tonë mbi atë se si njerëzit jetonin gjatë kësaj periudhe.

Tatuazhet u gjetën në mumjet e meshkujve dhe femrave ‘Gebelein’.

Mumja mashkull 5000 vjeçar është vendosur në Muzeun Britanik, i vizituar nga miliona njerëz çdo vit, që nga zbulimi i tij në një varrezë mbi 100 vjet më parë.

Hulumtimet e mëparshme zbuluan se njeriu, i njohur si Gebelein Man A, ka vdekur pasi ishte dhunuar rreth moshës 18 apo 21 vjeç. (TemA)