Home Aktualitet FOTOT/ Si u rindërtua në pak kohë banesa e familjes Lami e...

FOTOT/ Si u rindërtua në pak kohë banesa e familjes Lami e dëmtuar nga tërmeti i 21 shtatorit

Familja e Fiqiri dhe Kimete Lamit nga fshati Mazrek ishte një prej familjeve të prekura nga tërmeti i 21 shtatorit. Të paktë ishin ata që besuan që mbi rrënojat e shtëpisë së vjetër, do të ngrihej banesa e re.

Por lotët e hidhërimit të nënë Hides pak javë më parë, u kthyen sot në lot gëzimi teksa mori në duar çelësat e shtëpisë së re e cila është jo vetëm më e fortë, por edhe e mobiluar në mënyrë moderne. Krahas kuzhinës së re dhe dhomave për pjesëtarët e tjerë të familjes, banesa ka edhe një verandë ku mund të shijohet gjithë ai peizazh i bukur që të ofron zona.

Sikurse e do edhe zakoni, nënë Hidja nuk harroi që mbi derën e shtëpisë të vendosë edhe një kurorë me hudhër për të larguar “syrin e keq”. Ndërsa si për mysafirë të parë, krahas krushqisë, nënë Hidja kishte kryeministrin dhe kryebashkiakun Veliaj ku nuk munguan edhe batutat.

SOURCEBulevard News
Previous articleMerkel: Vendet e BE-së të bashkëpunojnë për ndryshimin e klimës
Next article“Mos i traumatizojmë njerëzit tani duke i prishur banesën”, inxhinieri i ndërtimit tregon cila është nevoja imediate që kanë banorët pas tërmetit