Home LifeStyle FOTOT/ Pushimet e “zjarrta” të Arilena Arës në Malibu, këngëtarja pozon topless

FOTOT/ Pushimet e “zjarrta” të Arilena Arës në Malibu, këngëtarja pozon topless

Moderatorja Arilena Ara po shijon disa ditë pushimesh. E duhet thënë se pushime si të Arilenës, pak kemi parë.

Ajo është arratisur për në Kaliforni, ku edhe po shijon disa ditë relaksi në Malibu, bashkë me bashkëpunëtorin e saj më të ngushtë, Popin.

Në fotot e saj të fundit nga pushimet, Arilena duket më e zjarrtë se kurrë.  Këngëtarja ka pozuar me bikini, duke zbuluar të pasmet e saj, që deri më sot nuk na kishin rënë kaq shumë në sy.

Me bikini minimalist rozë, Arilena ka shfaqur format bombastike nga kontinenti i largët. Por si vetë ajo ka zbuluar, zona ku ka qenë duke bërë plazh ka qenë mjaft e izoluar, duke ia lejuar vetes edhe disa foto topless.

Sigurisht që kur je në Malibu, në një plazh komplet bosh, dhe pa sytë e kureshtarëve mund t’ia lejojë vetes një zhveshje të tillë.