Home Kuriozitete FOTOT: Është kec dhe quhet Simba, por duket si “Dumbo”

FOTOT: Është kec dhe quhet Simba, por duket si “Dumbo”

Njihuni me Simbën, kecin me veshët më të gjatë që mund të keni parë ndonjëherë.

Bëhet fjalë për veshë kaq të gjatë sa Simba mund të pengohej duke ecur, aq të gjatë sa t’ia lidhësh si fjongo ose thjesht mund ta imagjinonim të fluturonte, njësoj si te filmi vizatimor, “Dumbo”.

Secili nga veshët e kecit është 46 centimetër i gjatë, të cilët varen rreth turirit të saj të vogël dhe tunden nga era.

Simba i përket racës Nubian, që dallohet për veshë të gjatë që e mbajnë trupin në temperatura të freskëta gjatë të nxehtit. Por edhe për racën e saj, veshët janë tejet të gjatë  saqë vendosi një rekord botëror kështu që është e pajisur mirë për ditët në vazhdim.

Aktualisht, temperaturat në Karachi, Pakistan ku ndodhet Simba janë 32 gradë Celsius.