Home Kuriozitete Fotot e veçanta që tregojnë trupin në periudhën e paslindjes

Fotot e veçanta që tregojnë trupin në periudhën e paslindjes

Një set fotografik i trupit pas lindjes po bën xhiron në rrjet për t’i treguar të gjithë nënave të reja se pavarsisht ndryshimeve që pëson trupi pas lindjes, mbetet i bukur dhe i mrekullueshëm.

“Ky është një problem me të cilën përballen të gjitha femrat në të gjithë globin.” Tha Neli Ker-Fox, e cila realizoi setin. “Femrat në të gjithë botën qëndrojnë përpara pasqyrës, duke parë trupin e tyre të transformuar pas lindjes dhe duke u përpjekur të pranojnë veten.”

Ker-Fox tha se të shtata nënat që morën pjesë në setin fotografik dëshironin t’i tregonin botës forcën dhe bukurinë e trupave postpartum. Njëkohësisht dëshironin t’i qëndronin afër të gjitha femrave në këtë periudhë.

Previous articleFOTO/ Verifikimi banesave të dëmtuara nga tërmeti, ekipet e FSHZH në terren me ekipet e specializuara izraelite
Next articleMashtroi me ndihmat e tërmetit/ Procedohet drejtuesi i një foncdacioni