Home Kosova FOTOLAJM/ Ministrja Besa Shahini voton me të shoqin në Prishtinë

FOTOLAJM/ Ministrja Besa Shahini voton me të shoqin në Prishtinë

Ministrja e Arsimit, shqiptare e Kosovës, Besa Shahini, ka ushtruar të drejtën e saj të votës.

E shoqëruar nga i shoqi Dardan Molliqaj, ministrja e kabinetit shqiptar, ka votuar në Prishtinë.

“Ne votuam”, shkruan Besa teksa shihet bashkë me të shoqin.

Më herët votoi edhe ministri i Jashtëm në detyrë, gjithashtu nga Kosova, Gent Cakaj.

Pas votimit, ai tha se, “Jam në cilësinë e qytetarit modest të Kosovës dhe jo si kryediplomat i Shqipërisë. Jam shumë krenar me traditën demokratike të votimit, përkundër sfidave të panumërta që ka kaluar Kosova”.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, erdhën si pasojë e dorëheqjes së Kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili u thirr nga Gjykata e Hagës, për tu marrë në pyetje, i akuzuar për krime lufte.