Home Histori FOTOLAJM/ Ilir Ikonomi: Kjo foto e rrallë tregon trupat e ushtrisë në...

FOTOLAJM/ Ilir Ikonomi: Kjo foto e rrallë tregon trupat e ushtrisë në kalanë e Shkodrës

Kjo foto e rrallë tregon trupat e ushtrisë në kalanë e Shkodrës. Është e fotografit gjerman Walter Becke dhe, sipas përshkrimit, duhet të jetë e vitit 1927. Ajo të mahnit nga cilësia dhe kontrastet e hijshme kur e sheh të plotë në kompjuter. Duket Buna përballë dhe paksa Drini në të majtë. Vini re sa e dëmtuar është Rozafa nga brenda. Mund të jenë pasoja të bombardimeve malazeze gjatë rrethimit të viteve 1912-13, por mund të jenë edhe nga Lufta e Parë Botërore. Nuk e di.