Home Bota Fotoja prekëse, vogëlushja e sëmurë mban me vete inhalatorin në pikën e...

Fotoja prekëse, vogëlushja e sëmurë mban me vete inhalatorin në pikën e karburantit në Kiev

Një foto prekëse ka qarkulluar së fundmi në rrjet, ku shihet sesi një vajzë e vogël mban me vete inhalatorin (përdoren zakonisht për trajtimin e astmës, fibrozës cistike, COPD dhe sëmundjeve ose çrregullimeve të tjera të frymëmarrjes) në një pikë karburanti në Kiev. Territori i Ukrainës ka mbetur në errësirë në disa zona për shkak të dëmtimit dhe gjendjes kritike të infrastrukturës energjetike të shkaktuar nga sulmet ruse.

Ndërkohë, mjekët janë detyruar të kryejnë ndërhyrje kirurgjikale nën dritën e elektrikut të dorës për shkak të ndërprerjeve të energjisë. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy deri më tani e ka përjashtuar mundësinë e një evakuimi total të qytetarëve të Kievit megjithatë ka thënë se kjo dhe mund të ndodhë nëse forcat rusë shtojnë sulmet në qytet. Shënjestrimi i infrastrukturës energjetike ka bërë që ndërprerjet e energjisë elektrike të jenë të vazhdueshme dhe gjendja do të përkeqësohet. Serhiy Kovalneko, CEO i furnizuesit Yasno, njoftoi se më 7 nëntor mungesa e energjisë elektrike do të rritet me 32% krahasuar me parashikimet. Forcat ruse po përgatiten për kundërofensivën ukrainase që ka për qëllim rimarrjen e qytetit të Hersonit, i cili ra në duart e rusëve në ditët e para të pushtimit. Në shtator, Rusia paligjshëm aneksoi Hersonin dhe tri rajone të tjera dhe më pas shpalli gjendje lufte në katër këto provinca.

Previous articleTre aplikime të reja për parqe diellorë dorëzohen në MIE, kapaciteti 151 MW
Next articleS’mori pjesë në votimin për Portin, zbulohet ku ndodhet Rama, kryeministri ndan foton