Home Aktualitet Foto/ Puthja shqiptare që tronditi Europën 32 vjet më parë

Foto/ Puthja shqiptare që tronditi Europën 32 vjet më parë

Këtë vit mbushen 32 vjet nga eksodi biblik i shqiptarëve në vitin 1991, kur me anije u nisën masivisht në brigjet italiane. Një nga fotot më ikonike të asaj drame është ajo e shkrepur nga  fotografi francez, Georges Merilion, ku një çift shqiptar me pasaporta në duar puthen ndërsa kanë hipur në tren drejt “Botës së Lirë”.

Këtë foto dh disa të tjera janë publikuar me një shënim nga gaztari shqiptar që jeton në Itali, Arbër Agalliu, i cili hedh paralele të tragjedisë së emigrantëve në ditët e fundit në Itali, me dramën e shqiptarëve 32 vite më parë.

Komenti i Arbër Agalliut

Frikë, shpresë dhe lumturi, jeta përtej dallgëve

Për mos të harruar

Nga Arbër Agalliu

Nisur nga tragjedia e Cutros (Kalabri) dhe kohëve të vështira që po jetojmë, kam vendosur të ndaj me ju fotot e bashkatdhetarëve tanë shqiptarë, të cilët, duke filluar nga marsi i vitit 1991, shënuan në Itali fillimin e emigracionin masiv.

Do publikoj fotot tona deri më 8 gusht, dita simbolike e eksodit. Pikërisht më 8 gusht 1991, në portin e Barit u shfaq anija Vlora, me 20 mijë shqiptarët në bord, ajo u bë simboli i atij eksodi.

Dua të ndaj fotot e 1991-shit për të kujtuar vuajtjet e, vështirësitë tona, por edhe shpresën për një jetë më të mirë që kishim, të njëjtën shpresë dhe fat që kërkojnë sot “shqiptarët” e tjerë duke ia besuar jetën e tyre detit.

Previous articleDeputeti i PD reagon për gjobën 3.6 milionë euro ndaj “Birra Tirana”: Biznesi të trajtohet si partner, jo si lopë që vetëm milet
Next articleFOTO/ Bleona mahnit të gjithë në Oscars 2023