Home Kronika Foto në Paris: Albi Velo iku në Francë për alibinë pas vrasjes...

Foto në Paris: Albi Velo iku në Francë për alibinë pas vrasjes së Edmond Papës

I dyshuari për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa, i riu Albano Velo është larguar nga vendi në datën 20 dhjetor, 4 ditë pas atentatit për të qëndruar 10 ditë në Francë. Madje atje ka pozuar edhe me disa shokë nga Parisi, ku duket se po shijonte pushimet duke menduar se Velo është kthyer në Shqipëri në datën 31 dhjetor nga aeroporti i Rinasit nga ku është shoqëruar nga Policia për t’u dorëzuar në Drejtorinë e Policisë Tiranë.

Aty ai është marrë në pyetje nga hetuesit për disa orë, ndërsa mëngjesin e 1 janarit të këtij viti atij i është komunikuar masa e arrestit në flagrancë, masë kjo e cila u la në fuqi edhe nga Gjykata e Tiranës. 30-vjeçari është arrestuar pasi organizoi atentatin dhe kreu ekzekutimin e Edmond Papës më 16 dhjetor pranë një lokali në kryeqytet. Në kërkim është shpallur bashkëautori tjetër. Por identiteti i tij ende nuk është bërë me dije nga Policia.

 

Foto në Paris: Albi Velo iku në Francë për alibinë pas

Previous articleA do të trajtohet liberalizimi i vizave dhe anëtarësimi i Kosovës në BE? Presidenca suedeze zbulon cilat janë prioritet
Next articleStafi, plani dhe detaje të tjera: Silvinjo ka nisur punën te Shqipëria