Home Sport FOTO/ Ndahet nga jeta Vladimir Ajazi, ish futbollist i Teutës

FOTO/ Ndahet nga jeta Vladimir Ajazi, ish futbollist i Teutës

 

 

Është ndarë nga jeta në moshën 69 vjeçare një nga emrat e njohur të futbollit durrsak. Vladimiri ka luajtur për ekipin bregdetar rreth viteve 80′ me disa nga emrat më të njohur të asaj kohe siç janë, Haxhi Ballgjini, Stavri Nica etj.

Ajazi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Karrierën e tij sportive, Ajazi e nisi në vitin 1968, si pjesë e grupit të parë të Shkollës së Mjeshtërisë Sportive, duke ruajtur për disa vite portën e Shkëndijës së famshme të fillimviteve ’70. Më pas ai kaloi në qytetin e Durrësit, ku mbrojti për shumë vite portën e Lokomotivës, duke u kthyer në ikonë të këtij qyteti.

 

Futbolli shqiptar në zi, ndërron jetë ish-portieri i Shkëndijës dhe Lokomotivës…

 

Vladimir Ajazi ka qenë pjesë e stafit teknik të Kombëtares në kohën, kur kuqezinjtë tanë drejtoheshin nga trajneri gjerman Hans Peter Brigel, në vitet 2002-2006, duke kryer detyrën e përgatitësit të portierëve.

Ajazi, gjithashtu ka kryer edhe detyrën e drejtorit teknik në skuadrës së Teutës, teksa kohët e fundit, ai vuante nga një sëmundje e rendë dhe pashërueshme, e cila e përkuli dhe e detyroi të ulej në një karrige me rrota, foto të postuar së fundmi në rrjetet sociale.

Lajmi për ndarjen nga jeta dhe larigimin e hidhur të një ikone si Vladimir Ajazi, ka krijuar një boshllëk dhe ka trishtuar mbarë mjedisin e futbollit shqiptar.

Lamtumirë Vladimir Ajazi, përkulemi me respekt përpara veprës dhe jetës tënde!

Një foto e viteve 80′ ku shihen lojtarët Durrsak Haxhi Ballgjini, Stavri Nica, Vladimir Ajazi dhe Agim Çela!

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.