Mikja më e mirë e Kylie Jenner, Anastasia Karanikolaou e njohur si Stassie Baby vazhdon të bëhet gjithnjë e më e njohur nga fotot e saj me bikini në rrjetet sociale.
Të enjten, modelja 25-vjeçare pozoi me bikin të ndara në dy pjesë ngjyrë jeshile të errët, ndërsa ishte pranë një pishinë.
Anastasia dukej si një perëndeshë teksa tregonte barkun dhe këmbët e tonifikuara, ndërsa një koktej e ‘priste’ pranë. “Në vendin tim të preferuar dhe nuk mund të isha më e lumtur”, shkroi ajo përbri fotove.