Home Aktualitet FOTO/ Mero Baze: Audiot e 21 Janarit, janë prova që u fsheh...

FOTO/ Mero Baze: Audiot e 21 Janarit, janë prova që u fsheh për 12 vite. Kanë disa orë që kanë dal dhe akoma nuk ka nisur arrestimet!

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar sot audion e regjistruar nga komunikimi me radiot e Gardës së Republikës më 21 janar 2011. Audiot që dëgjohen nga regjistrimi i radiove, provojnë tërësisht se komandanti i Gardës Ndre Prendi ka urdhëruar vrasjet. Madje ai ka zgjedhur dhe kush duhet të vriste, duke ju drejtuar me emër dy gardistëve.
Fakti që Sali Berisha zhduku serverin e kamerave të kryeministrisë më 21 janar duke u gdhirë 22 Janari, nuk e fshehu dot krimin. Pas 12 vitesh më në fund dolën në publik komunikimet me radio.
Tani SPAK nuk ka më asnjë alibi për të mos hapur çështjen. Së paku Ndrea Prendi përveçse me figurë tani është dhe më zë si urdhërues i vrasjeve. Arrestimi mund të bëhet që sonte. Tani nuk ka më një kryeministër që nuk i lë të prekin gardistët. Janë të lirë të hetojnë. Madje dhe ish kryeministrin mund ta marrin.

Previous articleManipuluan bilancet në sezonin 2019-2020, Juventusit i hiqen 15 pikë
Next articleHoroskopi për ditën e sotme, 21 janar 2023