Home Kronika FOTO/ I biri akuzohet për vrasjen e Edmond Papës, pezullohet nga detyra...

FOTO/ I biri akuzohet për vrasjen e Edmond Papës, pezullohet nga detyra babai polic Dilaver Velo

Efektivi i policisë, Dilaver Velo është pezulluar nga detyra pasi i biri Albano Velo është arrestuar si njëri prej autorëve të vrasjes së Edmond Papës.

“Menjëherë pas ndalimit të Alban Velos, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka bërë pezullimin nga detyra të punonjësit të Policisë, inspektor Dilaver Velo, me detyrë trup shërbimi në Seksionin e Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 4, Tiranë.

Gjithashtu Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimin e thelluar ndaj punonjësit të Policisë, të pezulluar nga detyra”, njofton policia.

1672749256_1672746383velo7.jpg

Previous article2023-shi dhe formula e zgjidhjes politike: Demokratë, shoqëri civile e socialistë me Bashën dhe SHBA-të kundër Rilindjes e Foltores
Next articleParku i Butrintit, Zhupa: Lajm i mirë! Gjykata Kushtetuese pranon padinë