Home Kronika FOTO/ Humbi jetën në aksidentin e frikshëm në Sauk me 3 të...

FOTO/ Humbi jetën në aksidentin e frikshëm në Sauk me 3 të vdekur, një nga viktimat e diplomuar për Gazetari

23-vjeçarja Sikela Përroj është një nga viktimat e aksidentit të frikshëm mbrëmë në Tiranë. Një makinë që drejtohej nga një i ri humbi kontrollin në mbikalimin e Saukut dhe përfundoi në autostradë.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se 23-vjeçarja, ishte nga Shalsi i Cërrikut, ndërsa kishte mbaruar studimet për degën e Gazetarisë.

Raportohet se ajo jetonte e vetme në Tiranë, ndërsa familjen e kishte jashtë vendit. Bashkë me të humbën jetën Erisilda Abedini, 22 vjeçe, banuese në Tiranë dhe shoferi, 20-vjeçari Klevis Ruçaj, banues në Fier. Ky i fundit dyshohet se drejtonte ‘Audin Q8’ me shpejtësi mbi 260 km/orë.

Previous articleTekstet e degjeneruara të këngëve “edukative”
Next articleCelibashi kërcënon PD-në se nuk do e regjistrojë për zgjedhjet e 14 majit