Reperi Drake ka nxitur theshethemet për një romancë të re. Prej shumë kohësh reperi ka qenë në qendër të vëmendjes nga mediat rozë dhe postimi i tij i fundit në rrjete sociale i ka përforcuar aludimet për një lidhje të re dashurie me reperen e njohur Sexyy Red.
Drake ka publikuar në Instagram një foto duke puthur reperen Sexyy Red, ndërsa krahas saj ka shkruar: “Sot takova gruan time të ligjshme”, duke shtuar kështu dyshimet se ai dhe reperja mund të jetë martuar.”
Gjithsesi akoma nuk dihet nëse Drake dhe Sexxy Red kanë nisur një romancë, e cila ka arritur deri në kurorëzimi me martesë, apo thjesht është një paralajmërim për ndonjë peojekt muzikor. Drake ka qenë më parë i lidhur me personazhe të famshëm, duke përfshirë Rihanna, Jennifer Lopez dhe Kylie Jenner.